E mërkura duhet të ishte një ditë normale pune, kur inspektori i policisë Edlir Alleshi së bashku me kolegun e tij kishin dalë të patrullonin në rrugën “Hysen Xhura” ne kryeqytet. Por përballja me 42 vjeçarin Klered Bozhanaj e tjetërsoi situatën. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë dhe hapi zjarr në drejtim të tyre duke plagosur inspektorin. Top Channel ka siguruar videon e ngjarjes ku tregon se forcat shqiponja po lëvizin në trotuar në drejtim të mjetit të Klerend Bozhanajt kur ky i fundit hapi zjarr. Edlir Alleshi plagoset ndërsa kolegu i tij për t’i shpëtuar rrezes së plumbave futet në një lokal. Polici pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes u vu në pranga 1 ditë më vonë teksa po tentonte të hynte në shtëpinë e tij në kryeqytet. 42 vjeçari nuk ka të shkuar kriminale. Ka jetuar në itali si emigrant ndërsa prej gushtit ndodhej në Shqipëri ku sipas te afërmve ka shfaqur shenja të dukshme depresioni por nuk ishte kuruar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Polici#Plagosja#TopChannelNews
Ещё видео!