Valë arrestimesh në Fier, plagosje, vjedhje me dhunë e të dehur në timon, 7 në pranga
Plot shtatë persona kanë rënë në pranga nga policia e Fierit. Blutë bëjnë me dije se paraditen e kësaj të enjteje është arrestuar personi i identifikuar me iniciale Panajot Leka 25 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka tentuar t’i vjedhë të moshuarës me iniciale Q. T., 73 vjeçnjë varëse floriri që kishte në qafë.
Pritet që i riu të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Po ashtu policia jep detaje se në pranga ka rënë edhe personi i identifikuar me iniciale Bujar Gurguri 39 vjeç i cili i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin A. K dhe u largua nga vendngjarja.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Pritet qe i arrestuari të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia gjithashtu ka vënë në pranga edhe tre shoferë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale L. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi; B. P., 38 vjeç, banues në fshatin Balaj, Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K; Xh. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Opel” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. S.
Ещё видео!