Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopësht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive. Kështu deklaroi Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke theksuar se puna për ngritjen e këtij projekti pilot në kryeqytet do të fillojë menjëherë në mandatin e dytë, çka jo vetëm do zbusë fluksin për regjistrimin në institucionet e arsimit parashkollor, por njëkohësisht edhe do të rrisë efikasitetin në punë të punonjësve.
Ещё видео!