Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ndikon në zhvillimin e virozave, të cilat prekin më shumë fëmijët.
Në Pediatrinë e Korçës janë shtuar vizitat. Shefi I repartit Robert Rado thekson se ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit është vënë re shtimi i rasteve me laringit.
“Natyrisht këtë virozë e shkakton vet stina me uljen e temperaturave fillon dhe zhvillohet viroza e stinës, pasqyrohet nga infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, infeksionet e grykës. Ajo që është e veçantë është se kemi pasur një numër të rritur të fëmijëve me laringit, gjë që nuk e kemi parë gjatë viteve të tjera”, u shpreh mjeku.
Shtrimet në spital nuk janë të shumta, ndërsa vizitat janë shtuar me 40% krahasuar me muajt gusht-shtator.
“Faktikisht ka një rritje të numrit të vizitave në pediatri por për mua është gjendje e zakonshme e cila përputhet me stinën që ne jemi. Numri i vizitave është shtuar javën e fundit të shtatorit e dy javët e tetorit me 50-60 vizita në ditë”, më tej ai.
E njëjta situatë paraqitet edhe në pediatrinë e Elbasanit. Madje vizitat ditore kanë shifrën 100, që për shefen e pediatrisë është shqetësuese.
“Muaji tetor ka filluar me rënie të temperaturave dhe ngritje të numrit të rasteve në spitalin tonë. Në 24 orë, nga 60-70 paraqitje qe kemi pasur gjate muajit gusht shtator, ka shkuar në 100 paraqitje gjatë muajit tetor”, u shpreh Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.
Mjekët bëjnë thirrje që prindërit të mos neglizhojnë simptomat e para tek fëmijët dhe për të pavaksinuarit këshillojnë të marrin dozën e vaksinës kundër gripit të stinës.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!