Kryebashkiakë të majtë dhe të djathtë u pritën në një takim nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili shfaqi rezerva dhe kritika për rezultatet e punës së tyre. Sipas Ramës, është e pajustifikueshme mungesa e fokusit tek procesi i legalizimeve.
Rama: “Ca presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces. S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta ta rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e arrini, Rakip ti bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus"
Rezerva Rama pati edhe për fondet e shërbimit social të cilat janë vënë në dispozicion nga qeveria por në mungesë të projekteve nuk janë shfrytëzuar nga bashkitë.
Sinkron Rama: “Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore.”
Në takimin, ku të pranishëm ishin edhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu, kryeministri Edi Rama vlerësoi se ka një nivel të ulët të ndërveprimit në platformën e bashkëqeverisjes. Sa i takon përmbytjeve në Vlorë, pas prurjes së shirave 180 mm në tre orë, Rama u shpreh se infrastruktura sado ekselente të jetë nuk mund të përballojë goditjen e parë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rama#Kryebashkiaket
Ещё видео!