Arkiva Lajme 2005
Hajdutët e automjeteve duket se janë bërë më të sofistikuar në aksionet e tyre duke sfiduar policinë.
Meqënëse vjedhja e një automjeti kërkon më shumë mund jo vetëm për ta marrë, por edhe për ta fshehur e shitur më pas, prej gjashtë muajsh tashmë në kryeqytet grupe të caktuara të rinjsh 18 deri në 20-vjeçarë, dy deri në tre veta, kanë gjetur një burim të ri mbijetese.
Pasqyrat e Mercedesëve luksozë, prodhim i viteve të fundit. I gjithë aksioni zhvillohet shumë shpejt, pasi mjaftojnë pak sekonda për të palosur pasqyrën dhe për të zhvidhosur tre vidhat mbajtëse të saj.
Pasqyra të tilla të reja kushtojnë rreth 1 milionë lekë, ndërsa këta hajdutë të pakapshëm e kanë siguruar tregun tashmë duke i shitur me 300 mijë lekë të vjetra.
Edhe pse janë shndërruar në makthin e poseduesve të makinave luksoze, duket se ata vazhdojnë punën normalisht dhe kjo shikohet dhe nga numri jo i zakonshëm i mjeteve viktima që qarkullojë pa pasqyra.
Duket se këta lloj hajdutësh klasi kanë dy aleatë të fortë në mbarëvajtjen e punës së tyre, disa servise të gatshme për t’ua blerë pasqyrat e vjedhura në çdo kohë, por edhe policinë e cila ende nuk është kualifikuar për të kapur hajdutë të tillë./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!