TIRANE - Studentët e universitetit të mjekësisë, që kanë përfunduar studimet e larta në qershor të 2013-ës, kanë protestuar sërish përpara Rektoratit pasi nuk kanë marrë ende diplomat. Sipas tyre kjo vonesë e diplomës, i ka penalizuar, ndaj paralajmërojnë protesta para Ministrisë së Arsimit.
Përkrah studentëve këtë herë janë pozicionuar edhe pedegagogët.
Shefat e shërbimeve në QSUT, kanë ngritur zërin edhe kundër projektligjit tëi r i arsimit, që po diskutohet në komision parlamentar. Sipas tyre, me ndryshimet e propozuara, shefat e shërbimeve dhe dekanët e fakulteteve nuk përzgjidhen më me konkurs apo me votë siç bëhej deri më tani, por tashmë do të emërohen nga rektori. Për shefin e kirurgjisë vaskulare, Edmond Kapedani, kjo tregon ndërhyrje të drejtëpërdrejtë nga ministria në funksionet e universitetit.
Ещё видео!