Më shumë se 300 mijë njerëz sfiduan motin e acartë në Gjermani duke protestuar kundër partisë së krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë si dhe ekstremistëve të krahut të djathtë.
Detajet e takim sekret të ekstremistëve të krahut të djathtë dhe partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë për të deportuar miliona emigrantë dhe minoritete kanë çuar në një rritje të marshimeve pro-demokracisë dhe protestave në qytete në të gjithë vendin.
Protestuesit u mblodhën në Hamburg, Frankfurt, Hanover, Kassel, Dortmund, Wuppertal, Karlsruhe, Nuremberg, Erfurt dhe qytete dhe qyteza të tjera gjermane, me disa pankarta të cilat mbanin slogane "Fashizmi nuk është alternativë”.
Kryetari i bashkisë së Frankfurtit, Mike Josef, u shpreh se radikalizmi dhe racizmi gjithmonë kanë çuar në "mjerim dhe varfërim të të gjithë njerëzve në Gjermani”. Një nga bashkëorganizatorët e protestës Peter Josiger, tha se planet e dëbimit të diskutuara në takimin sekret është një sulm mbi bazën e bashkëjetesës ndërsa bëri thirrje për një qëndrim të ashpër kundër të djathtës.
Demonstratat u nxitën nga një raport nga gazeta Correctiv që detajonte se si anëtarët e Alternativa për Gjermaninë u takuan me ekstremistët e ekstremit të djathtë në nëntor në Potsdam. Anëtarë të Unionit Kristian Demokrat (CDU), partia më e madhe opozitare, morën pjesë gjithashtu.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan për dëbimin e emigrantëve dhe pakicave. Lajmi tronditi shumë në Gjermani, në një kohë kur Alternativa për Gjermaninë është para në sondazhe përpara tre zgjedhjeve të mëdha rajonale në Gjermaninë lindore ku mbështetja e partisë është më e fortë. Scholz e ka konsideruar këtë plan si “sulm ndaj demokracisë” si dhe ka përshëndetur protestat e organizuara.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!