Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Terrori i tatimorëve ndaj biznesit, gjobat e larta, heqja e ndihmës ekonomike për familje në nevojë, kanë qenë shqetësimet e banorëve të Kamzes, Bathores dhe Paskuqanit, që i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Tregtar: Kam katër metër dyqan, katër herë më ka ardhur kontrolli i kam letrat aty. Kontrollet që vijnë i bëjnë për një b…haleje. Se po flas ashtu. Çunat të dy i kam të sëmurë. Tre muaj në spital çunin nuk mi gjejnë diagnozën.
Basha: Sa vjeç është?
Banori: 19 vjeç.
Tregtare: Gjoba po, kanë ardhur dy herë këta të tatimoreve, dy herë më kanë sekuestru mallin. Se ku ka shku malli nuk e di. Jemi të dy burrë e grua sakat. Legalizime në Kamëz fare, 5 milionë kanë paguar letër e gjë s’kanë marrë.
Banor: Jam invalid dhe me unazë në zemër edhe më thotë që nuk të takon Kemp, nuk të takon as edhe një send. Mua po më vdesin fëmijët për bukë, për bukën e gojës.
Biznesi ankohet për rënien e fuqisë blerëse. Ndërsa Kryetari i Opozitës, Luzlim Basha, tha se programi qeverisës e demokrateve synon ulje taksash dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!