Aksidentët vijojnë të shkaktojnë një numër të lartë fatalitetesh në rrugët e vendit. Pavarësisht se ndëshkimet dhe kontrollet e policisë kanë qenë dhe janë të vazhueshme, numri i shkelësve në timon nuk ka pësuar ulje dhe pasojat tragjike i ngjajnë të dhënave nga një betejë lufte. Sipas INSTAT në 8 muajt e vitit 2021 në rrugët e venditt, numri aksidenteve është rritur me 20,1 %, ku numërohen 919 aksidente rrugore nga 765 aksidente të ndodhura në tetëmujorin e vitit 2020-ës. Ndërkohë në këto aksidente, numri i viktimave është 144 persona nga 114 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra të dhënat zyrtare konstatojnë se kanë humbur jetën rreth 30 persona më shumë në rrugët e vendit. Me gjithë të plagosurit, janë 200 persona që dolën me pasoja nga aksidentet rrugore, nga 1.250 persona gjithsej që u përfshinë këto aksidente. Në 2020 kjo shifër ka qenë relativisht më e ulët, pasi në 8 muaj rezultojnë 980 persona të përfshirë në aksidente. Kujtojmë se në periudhën e pranverës numri i lëvizjeve ka qenë i kufizuar për shkak të izolimit si pasojë e pandemisë. Duke analizuar më tej të dhënat e instat, gjatë muajit Gusht janë regjitstruar 134 aksidente rrugore nga 130 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2020, duke u rritur me 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri I viktimave në aksident gjatë gushtit është 26 persona, numër i njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare në muajin Gusht aksidentet rrugore në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ku numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në tetëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 27,4 %,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksidentet#INSTAT#TopChannel
Ещё видео!