Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pasi zbuloi aferën e Call Center.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha akuzoi për Call Center vëllain e Kryeministrit Rama, Olsi Ramën, për të cilin tha se skema bëhej në Shqipëri, kurse vjedhja në Gjermani.
Berisha përmendi edhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin për trafik droge.
“Vetëm zhvillimet e djeshme janë dëshmi se në strofullën e tyre nuk ka paq. Shkarkohet pa asnjë motiv evident Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë, por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në korrent. Dhe korrenti ishte afera e Call Center ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Autoritetet iu drejtuan policisë shqiptare, iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse 2.2 ton në Itali nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Tani na dolën velat transportuesit kryesorë të drogës. Nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por pati naivitetin dhe jo sinqeritetin që këto të mos i mbulojë. Iku”.
Sali Berisha foli edhe për nëndrejtorin e ri të SHISH të emëruar një ditë më parë nga qeveria, për të cilin tha se është zyrtar i zyrës së Kryeministrit. Kryetari i PD foli edhe për drejtorin e ri të Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave, Ervin Koçin.
“Iku edhe drejtorja e agjencisë të luftës kundër larjes së parave. Nuk e njihja atë por sigurisht ishte emër formal në atë detyrë. Do vihej një militant iu thekur i PS që agjencia të shndërrohet në agjenci të larjes së parave të krimit. Tani militant Koçi merr detyrën që të garantojë funksionimin sa më të madh të lavatriçes të partisë shtet. Iku edhe drejtori i SHISH. Lajmi është që nga zyra e Ramës shkon një zv/drejtor. A e dini ku është drejtori? Drejtori është në shkollim pa afat në SHBA se ishte i pashkollë. Ky Helidon Bendo. Të gjitha këto dëshmojnë për revansh të papërmbajtur të krimit dhe të mafies në Shqipëri”, deklaroi Sali Berisha.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!