Liderët e NATO-s janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një samit emergjent për të diskutuar për luftën në Ukrainë.
Në këtë samit merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Të gjithë udhëheqësit e NATO-s fillimisht janë mbledhur dhe kanë kryer foton familjare të takimit.
Ndërkohë, kreu i qeverisë është filmuar teksa takohet me liderë të ndryshëm, që nga Kryeministri kanadez Justin Trudeau, deri tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në takim merr pjesë edhe Presidenti amerikan Joe Biden. Një çështje që pritet të diskutohet është edhe gatishmëria e Evropës për t’u përfshirë ushtarakisht në konflikt.
Liderët e NATO-s kanë forcuar krahun lindor me mijëra trupa, bashkë me anije luftarake dhe pajisje tjera për mbrojtje. Megjithatë, liderët e Perëndimit pritet të marrin vendim nëse Rusia përshkallëzon luftën, nëse përdor armë kimike apo armë taktike bërthamore./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!