Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Familjarë, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit kantautorit të njohur Françesk Radi. Homazhet në ndër të tij u zhvilluan në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Mes lotësh, bashkëshortja, njëherësh edhe gazetarja e njohur Tefta Radi tha se Franko i mësoi dashurinë dhe dinjitetin.
Mes lotësh dhe dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur Françesk Radi.
Homazhet në nder të tij u mbajtën në hollin e Radio-Televizionit Publik Shqiptar, ku morën pjesë të afërm, miq kolegë si edhe përfaqësues të politikës.
Bashkëshortja Tefta Radi tha se Franko i kishte mësuar dashurinë dhe dinjitetin, ndërsa me zërin që i dridhej falenderoi të pranishmit.
Tefta Radi: U dashurova me Frankon kur të tjerët kishin frikë ti flisnin. Faleminderit të gjithëve për respektin.
Miqtë dhe kolegët vlerësuan stilin e veçantë të Francesk Radit në skenën shqiptare
Bujar Qamili: Një kompozitor i shkëlqyer dhe i vetëm në stilin e tij. Ai dallonte nga të gjithë, Franko ishte njeri i mirë.
Luan Zhegu: Muzika shqiptare e humbi një artist, por them se edhe fitoi një yll në përjetësi.
Mariza Ikonomi: Në momentin kur bënim prova bashkë, unë mundohesha të bëja ndonjë gabim te ajo kënga që ta shtyja provën aq shumë dashuri ndjeja për këngën dhe një privilegj të madh që isha afër profesor Frankos.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!