DURRËS– Një apartament është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, pranë komisariatit të Policisë.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në momentin që janë lajmëruar për flakët. Ata po punojnë për shuarjen e tyre, ndërsa grupi hetimor po heton për shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë defekt i një aspiratori në pallat, që fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Ato materiale, janë të konsiderueshme.
(f.m/dosja.al)
Ещё видео!