[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Arrestohet vrasësi me pagese. Një nga anëtarët e bandës së Admir Tafilajt, i dënuar ne mungese për një sërë veprash penale, ka rene në pranga ne zonën e Qafë-Thanës. Burimet e policisë, bëjnë me dije se Klajdi Shermadhi është kapur gjate natës nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës. Shermadhi me banim në Elbasan ishte prej kohësh në kërkim dhe Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Nga hetimet, rezulton se Shermadhi është bashkëpunëtorë në vrasjen e Edmond Çakmashit në 5 nëntor të vitit 2013, së bashku me të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni dhe Alfred Qefalinë. Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Pak kohë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 13 persona, 3 prej të cilëve akuzohen për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”. Prokuroria e Krimeve te Renda arriti ne përfundimin se grupi udhëhiqej nga Admir Tafili nga qelia e burgut. I dënuari me burgim te përjetshëm, kishte rekrutuar disa persona qe ekzekutonin porosite për vrasjet me pagese.
Ещё видео!