Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe kongresmeni republikan Ronnie Jackson ka tronditur publikun me një deklaratë të fortë për presidentin amerikan Joe Biden.
“Është e frikshme për vendin tonë që Biden është lideri ynë. Ai nuk e di se ku ndodhet shumicën e kohës dhe çdo ditë po na afron me një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë dhe Kinën.
Problemet e tij me shëndetin mendor do të bëjnë që njerëzit të vdesin”, shkroi Jackson në Tëitter.
Ronnie Jackson ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave presidenciale të Barack Obamës dhe Donald Trump deri në vitin 2018. Në të kaluarën, ai ka kritikuar qeverinë amerikane për mos publikimin e të vërtetës për shëndetin mendor të Joe Biden.
Kujtojmë se në raportin e fundit Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti amerikan “është një 80-vjeçar i shëndetshëm dhe që mund të kryejë detyrat e tij”.
Kjo është një “shaka” dhe një “mbulim “, tha ai duke argumentuar ai nuk duhet të vazhdojë më detyrën.
Sipas një sondazhi të fundit nga Qendra e Harvardit për Studime Politike Amerikane dhe kompania Harris, 57% e qytetarëve shprehin dyshime për gjendjen mendore të Bidenit, ndërsa 67% bien dakord ai është shumë i vjetër për të udhëhequr vendin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Biden#TopChannel
Ещё видео!