Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar të mërkurën se janë regjistruar edhe pesë viktima si pasojë e infektimit me koronavirus.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 160 persona të infektuar, pas testimit të rreth 5 mijë testeve.
Këto shifra nënkuptojnë se 3.2 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.
Në krahasim me javën e kaluar, numri i të infektuarve në Kosovë ka ardhur duke u ulur.
Megjithatë, ajo që mbetet shqetësuese është numri i lartë i viktimave dhe të shtruarve në spital.
Autoritetet bëjnë në dije se në Kosovë ka edhe 6.700 raste aktivë me koronavirus.
Deri më 22 shtator në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 25.8 për qind e popullsisë.
Kosova ka shtuar sot masat, duke u kufizuar të pavaksinuarve hyrjen në bare dhe restorante, duke filluar nga e hëna.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Situata#TopChannel
Ещё видео!