#rtvora #oranews #interviste
Në një intervistë për RTV Ora, mjekja pediatre Sonila Brati u shpreh se ka një shtim të rasteve të shtrimeve në pediatri këto ditët e fundit.
Brati tha se si rregull në këtë muaj duhet të ketë një ulje të rasteve të tilla, por në fakt kas pasur një rritje të rasteve, duke qenë se janë shtyrë nga Covidi.
Brati: Ka një shtim të rasteve në pediatri. Virozat kanë qenë të spostuara, ndërkohë që kemi raste të shtuara qysh nga marsi. Temperaturat e larta kanë sjellë shumë shtrime. Prej gati 10 ditësh ky shtim është evidentuar te të rriturit dhe më pas te fëmijët. Përpos virozave të stinës janë edhe alergjitë që janë shtyrë për shkak të pandemisë. Rastet janë shtuar sepse pandemia i uli virozat. Sigurisht që raste Covid të fëmijëve kemi pasur. Kështu virozat janë spostuar në këtë periudhë.
Si rregull në këtë muaj duhet të kemi një ulje të rasteve të tilla, por në fakt kemi një rritje të rasteve. Ajo që vihet re të fëmijët janë temperaturat e larta dhe kolla që me zor ikën. Janë prezente të vjellat dhe diarretë. Ne u bëjmë apel prindërve që t'i mbajnë fëmijët në shtëpi dhe t'i dehidratojnë. Të mos i sjellin direkt në spital. Prindërit shumicën e herëve i lënë fëmijët edhe me temperaturë të lartë deri në 39. Duhet tu jepen lëngje dhe tu bëhen banjo, së bashku me ushqyerjen.
Brati shtoi se në rastin e një temperatura të lartë, prindërit nuk duhet të shkojnë direkt në farmaci, por duhet të konsultohen fillimisht me mjekun.
Brati: Nëse fëmija ka një temperaturë të lartë që nuk ulet, duhet të bërë një vizitë te mjeku. Duhet të kemi një kontakt me mjekut, jo të drejtohemi direkt në farmaci. Duhet një kontakt me mjekun dhe më pas bazuar te receta e tij, mund të shkohet në farmaci, por shumë herë prindërit vendosin që të shkojnë direkt te farmacia. Duke qenë një situatë virale, prindërit marrin antibiotikë, gjë që nuk është e sugjerueshme, sepse ul imunitetin e fëmijët. Kjo rënie imuniteti bën që trupi të kërkojë kohë për tu rimëkëmbur. Kjo e bën trupin më të dobët për të përballuar infeksione të tjera.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!