#edirama #albinkurti
Edi Rama i sheh si të gabuara deklaratat e Albin Kurtit se faktori ndërkombetar po ushtron trysni të tepruar mbi Kosovën për situatën në veri dhe po favorizon Serbine. Kryeministri shqiptar ne intervisten e dhënë për BBC, pozicionohet në krah të SHBA dhe BE sa i takon qëndrimit që ata mbajnë lidhur me zbutjen e tensioneve.
“Më vjen keq ta them, por kam saktësisht të njëjtin mendim dhe jo për shkak të ndonjë pozite servilizmi, por sepse kam bindjen se ShBA-ja dhe BE-ja kanë tërësisht të drejtë dhe Albini e ka gabim këtu, sepse nuk po përpiqen ta mbajnë Serbinë me të mirë, po përpiqen që më në fund ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, që do të thotë, në një shtet që njihet nga të gjithë, një shtet që mund të zërë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në shumë institucione të tjera, ku mungon.”
Rama e quan të tepruar vendimin e Kurtit për të dërguar kryetarët e komunave në zyra.
“Nga ana tjetër, është po ashtu e vërtetë që dërgimi i këtyre kryetarëve të komunave kundër këshillës së mirë të gjithkujt – dhe kur them gjithkujt, e kam fjalën për miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte ajo që është sot – ishte një hap më i tepërt seç duhej. Thënë kjo, mendoj se Serbia ka reshtur së qeni rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën që në vitin 1999 dhe tani është koha për paqe. Është koha për normalizim.”
Situatën, Rama nuk e shikon të rrezikshme në veriun e Kosovës dhe është i bindur që skenat e tensionuara ditët e fundit vijnë si shenja të dëshpërimit të fundit përpara nënshkrimit të marrëveshjes, që për të është e pashmangshme.
“Nuk jam këtu për të fajësuar, po përpiqem thjesht t’i përgjigjem pyetjes suaj, ndërkohë që mendoj se tabloja e gjerë është shumë më optimiste, pasi Serbia dhe Kosova, falë Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit janë tanimë në pikën më të afërt për arritjen e një marrëveshjeje historike. Është koha për t’u ulur. Është koha për të pranuar dhe për t’i dhënë Serbisë atë që ka qenë më parë në marrëveshje, që do të thotë, asociacionin e komunave me popullsi serbe dhe të drejtën e kishës ortodokse serbe që të ketë aktivitetin e saj brenda Kosovës dhe, nga ana tjetër, Serbia duhet të heqë dorë dhe të kuptojë që Kosova ka ikur dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë.”
Në samitin e Bratislavës, kryeministri shqiptar komentoi dhe dërgimin e trupave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën dhe e vlerësoi të barabartë me 0 fuqinë e ushtrisë së Beogradit për të ndërhyrë ushtarakisht.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!