Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 157 vite burg për 8 të pandehurit e dyshuar si autorë të grabitjes së 4.6 milionë Eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në Prill të 2019.
Kështu SPAK kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën. Ndërsa për 7 të pandehurit e tjerë Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, dhe Alkond Bengasi u kërkua 19 vite burg.
Të 8 këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e një grupi kriminal, organizuan dhe finalizuan grabitjen e 4.6 milionë Eurove. Sipas SPAK ata kanë siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar grabitjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, armë si dhe pajisje të tjera që përdorën për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit.
Mes grupit të grabitësve ishte dhe një anëtarët tjetër, Admir Murataj, i cili konsiderohej si koka e grupit. Murataj mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë gjatë kohës që uniformat blu ju vunë në ndjekje.
Talo Çela është një tjetër person që akuzohet se është përfshirë në këtë grabitje, dhe i vetmi që nuk është në burg. Procesi ndaj tij është veçuar dhe pritet që çështja të nisë së shpejti, pasi Policia e Elbasanit të kryejë procedurën e vendosjes së njoftimit se është marrë i pandehur për këtë çështje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!