Guardia di Finanza e Venezias ka sekuestruar rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, të prodhuara në Shqipëri, Bullgari e Tunizi, pasi shiteshin nën etiketat e falsifikuara "Made in Italy" e “Finest Italian Fabrics”.
Sipas mediave italiane, operacioni policor i kryer nga ‘Portogruaro Group’, buron nga një kontroll rrugor që u krye mbi një kamion që vinte nga Bullgaria dhe mbante një sasi të mëdha veshjesh me shkrimin “Made in Italy”.
Veshjet e prodhuara për llogari të një kompanie me bazë në Brescia tregtoheshin në Itali nën mashtrimin si të prodhuara në fabrikat italiane. Kompanitë blerëse e tregtuese të kësaj marke nuk ishin në dijeni të falsifikimit të vendprodhimit të mallrave që kontraktonin dhe mësohet se veshjet prodhoheshin dhe paketoheshin në Bullgari, Shqipëri dhe Tunizi.
Personat përgjegjës do të jenë nën hetimin e autoriteteve gjyqësore e për Guardia di Finanza ky operacion dëshmon dhe një herë dëmin ndaj konkurencës së ndershme e sipërmarrësve të ndershëm që prodhojnë markën "Made in Italy".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Fasonerite#TopNews#TopChannel
Ещё видео!