Policia e Tiranës ka përgatitur një plan masash, pas vendosjes së kufizimeve që nisin këtë të mërkurë në mbrëmje. Sipas burimeve policore për të bërë të mundur zbatimin e orës policore, ndryshe karantinës, do të ketë patrulla të shtuara në rrugët e Tiranës.
Nuk do të lejohet asnjë lëvizje jashtë atyre që janë përcaktuar në vendimin e Komitetit teknik të ekspertëve dhe që lidhen me punën, apo nevojat shëndetësore. Pas orës 22:00 do të ketë një shtim të efektivëvë te policisë në rrugë për të parë zbatimin e rregullit të ri që hyn në fuqi. Përvec policëve me uniformë, do të ketë edhe efektivë civilë me qëllim që ky rregull të ketë një zbatueshmëri të plotë.
Për të gjithë shkelësit e ligjit do të ketë gjoba. Jo vetëm kaq, por do gjobiten edhe ata qytetarë që lëvizin pa maska. Krahas gjobës, për qytetarët është menduar edhe bllokimi i mjetit.
Ka edhe një nen tjetër në këtë rast, sipas të cilit nëse i gjobitur është përsëritës, atëherë dënimi mund të shkojë deri në 6 muaj heqje lirie.
Policia thotë se nuk do të lihet asnjë pjesë e Kodit Penal pa u zbatuar, teksa sqarojnë se do të kontrollohet i gjithë territori dhe do të ketë një shef seksioni për të gjitha shërbimet.
Është bërë një analizë për zonat që ka problematika dhe aty do të vendoset policia, këto janë zona me ris dhe këto janë dominonte dhe të monitoruara dhe këtu do të ndërhyjë policia.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Karantina#TopChannel
Ещё видео!