Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Gazetari Eris Nikolli bën të ditur se një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të 40-tave, në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”
I aksidentuari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Identiteti i viktimës momentalisht nuk dihet. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas gazetarit Nikolli, në këtë aks rrugor kryesor në hyrje të Lezhës mungon ndriçimi. Përplasja e këmbësorit mësohet se ka ndodhur pak metra larg vijave të bardha.
“Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës”, tha policia e Lezhës, në një njoftim për mediat./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!