#reportTV #lajmeshqip #lajme
Fundjava ka nisur duke përgjakur rrugët e Shqipërisë, ku pushimet janë kthyer në tragjedi për një familje e cila është shuar, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të rinj. Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip 'Audi' me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, makina 'Toyota' është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara brenda mjetit aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.
Ещё видео!