DURRËS- Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Viktima është Feriz Bardhi, 40-vjeç nga Shën Vlashi banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq në Durrës rreth orës 12:55 minuta. Ai u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.
Nga grupi hetimor, shkak për këtë atentat është bërë aktiviteti më të cilin merrej ai jashtë vendit. Feriz Bardhi, i lindur më 1979 nuk është një emër panjohur për policinë. Ai rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga policia italiane në Ascoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër.
Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që policia aktivitetin e tij ta hetonte si pistë për ekzekutimin e tij.
Ещё видео!