Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Floresha Koçi, tregon, se prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, pasi ajo zbuloi tradhëtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua. Floresha disponon edhe video të dhunës, pasi sheh të shoqin në makinë me një vajzë.Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari futet në biznesin, që kishin bashkë, kur ai vjen, bën debat dhe e godet 3 herë në kokë, duke e ndjekur në banak, thyer celularin dhe gjuajtur me sende te forta. Edhe ky moment, i fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndodh në mes të ditës e në sy të njerëzve. Policia nuk mori asnjë masë. Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit. Floresha tregon, se prej 3 ditësh i kishte ndërruar jetë e ëma dhe do merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti konfliktohet më vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit merr brenda atë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Gjatë arrestimit, vëllai i madh kalon parainfarkt. Aktualisht Floresha dhe vëllai i sëmurë janë në arrest shtëpie, ndërsa Bledari sërish i lirë. Floresha Koci nuk është viktima e vetme e dhunës nga i shoqi. Nga situata e dhunës e kanë pësuar edhe dy djemt, sidomos i vogli 13 vjec. Djali tregon, se nuk ka dëshirë ta takojë të atin dhe ka frikë prej tij.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!