Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan në Kiev për të siguruar mbështetje afatgjatë sigurie për Ukrainën.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se takimi i parë i përbashkët i ministrave të Jashtëm jashtë kufijve të BE-së sinjalizoi se mbështetja e bllokut 27-vendesh është "e palëkundur" dhe nënvizoi angazhimin e BE-së ndaj Ukrainës.
“Kjo luftë po sjell pasoja të thella për të gjithë botën. Por për ne, evropianët, është një kërcënim ekzistencial. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë t'ju mbështesim dhe të diskutojmë me aleatët dhe miqtë tanë amerikanë që edhe ata të vazhdojnë t'ju mbështesin.”
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u shpreh besimplotë te vazhdimi i mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk mendojmë se mbështetja amerikane do të ndalet sepse Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se ajo që është në rrezik në Ukrainë është shumë më e madhe se vetëm Ukraina. Bëhet fjalë për stabilitetin dhe prandaj besoj se do të jemi në gjendje të gjejmë zgjidhjet e nevojshme.”
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje masive ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Por shumë ligjvënës amerikanë pranojnë se miratimi për ndihmën për Ukrainën në Kongres po bëhet më e vështirë ndërsa lufta po vazhdon.
Takimi i BE-së në Kiev u zhvillua gjithashtu edhe nën sfondin e fitores së pro-rusëve në Sllovaki. Rezultati ka shkaktuar shqetësim në Bruksel dhe Uashington. Sllovakia ka qenë deri tani një aleat besnik dhe i palëkundur i Kievit, duke e furnizuar atë me raketa dhe helikopterë tokë-ajër dhe madje duke dhuruar të gjithë flotën e saj të avionëve luftarakë MiG-29.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!