#oranews #28nentor #shqiperi #cunatekukesit #emigrimi #largimiterinjve #shorts
Kështu zgjodhën ta kujtojnë Ditën e Flamurit këta djem nga Kukësi.
Për Fatlumin ky 28 nëntor mund të jetë i fundit që feston në Shqipëri.
Sytë i ka përtej kufijve.
"Nuk është se nuk e duam vendin tonë por nuk ka asgjë këtu, kot është. Rrogat janë shumë të ulëta."
Optimizëm nuk gjen jo vetëm tek të rinjtë por edhe tek më të mëdhenjtë në moshë.
Këta të fundit Shqipërinë 110 vite shtet prisnin ta shihnin ndryshe.
"Perspektivën e mendonim më ndryshe, të ishte më mirë."
Në këtë nëntor kishte më pak flamuj që valëviteshin dritareve të shtëpive.
Tregtar prej 10 vitesh i flamujve kuq e zi, ky zotëri thotë se shitjet këtë vit ishin më të pakta.
"Kanë më pak lekë."
Por pavarësisht problemeve që ka vendi i tyre, shqiptarët festuan të hënën.
Në rrugët përplot me njerëz ranë në sy vëlla e motër të ardhur nga Suhareka e Kosovës, të veshur me kostume tradicionale.
"Kemi dalë për festa sot."
"Gjithmonë vijmë me kostume."
Nga Kosova ka ardhur edhe Valboni për të fiksuar me aparatin e tij momentet e festës.
"Për 28 Nëntor vij prej një dekade, nga Rita Ora te Dua Lipa sot."
Në Tiranën veshur me ngjyrat e flamurit, festës ju gëzuan më së shumti të vegjëlit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!