Zjarret janë vënë në kontroll në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por ende 4 vatra janë aktive nga 28 vatra zjarri që janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e armatosura dhe banorët e zonës janë angazhuar në izolimin e shuarjen e flakëve, ndonëse situata paraqitet më problematike në fshatin Shetaj të bashkisë Durrës, në fshatin Mal Bardhë të bashkisë Kurbin, në fshatin Sojnik të Gramshit, në fshatin Prongji të Gjirokastrës ku ka pasur riaktivizim të vatrave të zjarrit.
Në ndihmë të 709 forca Operacionale të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi me 36 mjete zjarrfikëse, zjarret po monitorohen edhe nga pushteti vendor për të ndaluar përhapjen e flakëve në fshatrat përreth. Banesat tanimë janë jashtë rrezikut, por që qindra rrënjë ullinj, sipërfaqe të mëdha toke me shkurre dhe pemë frutore janë djegur. Ministria e Mbrojtjes përsërit thirrjen për të denoncuar cdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, e cila dënohet me ligj.
Ndër të tjera, këshillon të tregohet kujdes i shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse. Por teksa autoritetet hedhin dyshime se zjarret janë të shumta e të qëllimshme e kjo histori cdo verë përsëritet, autorët ende nuk janë identifikuar, teksa janë vënë në pranga shumë pak persona. Deputeti socialist Erion Brace, përballë kësaj situate premton se në shtator do të paraqes në kuvend një ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrëvënies së qëllimshme. “një përpjekje qoftë dhe kaq, për të ndaluar djegien e këtij vendi. Toka nuk duhet të digjet më, duhet ndaluar. Duket si toka e zjarreve”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale…
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Zjarret#Gramsh#TopChannelNews
Ещё видео!