[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maziere e quajti të papranueshme situatën e azilkërkuesve shqiptare ne Gjermani dhe qe përdorin justifikime mbi përndjekje politike. Gjatë vizitës së tij ne vendin tone Maziere u prit nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri me të cilin diskutoi çështje mbi krimin e organizuar emigracionin dhe azilkërkuesit.Thomas De Maiziere:Ky është nje shqetësim i madh, sepse nuk ka asnjë arsye përse shqiptarët të vijnë dhe të kërkojnë azil me pretendimin e përndjekjes politike. Kjo është e papranueshme. Shqipëria është një vend i origjinës së sigurte një vend demokratik dhe nuk ka arsye pse të ekzistojë përndjekja politike. Prurjet janë mjaft të larta, bëhet fjalë për 50 mijë që kanë aplikuar për azilkërkues. Numri i tyre ka rënë, por sërish është shqetësues.Edhe në muajin tetor, shqiptarët renditen sërish të dytët pas sirianëve përsa i përket kërkesave për azil në Gjermani. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane, vetëm gjatë muajit të kaluar 4680 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Gjermani. Por sipas Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri masat e mara nga autoritete shqiptare kane dhënë rezultat. Tahiri tha se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë rezidente ne Greqi ndërkohe që sipas homologut të tij gjerman brenda tre javësh ata kthehen. I pyetur nga mediat mbi debatet lidhur me pritjen e azilkërkuesve ne Shqipëri Tahiri tha se nuk ka një numër të saktë. Ne muajin janar të vitit të ardhshëm, Policia gjermane do të sjellë një oficer kontakti ne Shqipëri për të ndihmuar ne çështje mbi krimin e organizuar dhe korrupsionit.
Ещё видео!