#rtvora
Një person në kërkim prej vitit 2013, vëllai i tij dhe një i afërm i tyre, janë autorët e dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve Mikel e Jani Jushi të dielën në Laç. Ata janë Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M.Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pali (Bushi). Sipas dëshmitarëve, sherri nisi në një lokal, ndërsa dyshohet për një konflikt mes dy grupeve.
Dy vëllezër dhe një i afërm i tyre janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes së kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi, mbrëmjen e së dielës (28 prill 2019) në Laç.
Ata janë Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pali (Bushi), 28 vjeçar, për të cilët policia e Kurbinit thotë se po vijon një operacion të gjërë për ti arrestuar.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ata janë identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të 23 personave të pyetur në lidhje ngjarjen.
Krimi i dyfishtë sipas tyre pasoi një debat mes dy grupeve të të rinjve teksa ishin bashkë në një lokal në lagjen numër 1 të Laçit.
Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t'u sqaruar dhe sherri verbal përshkallëzoi në përdorim armësh.
Mikel dhe Jani Jushi kanë tentuar të largohen me vrap, por sipas ekspertizës janë ndjekur për rreth 100 metra dhe janë qëlluar me pistoletë.
Dy të rinjtë kanë marrë disa plagë në trup dhe ndërruan jetë në një spital në Tiranë rreth dy orë pas ngjarjes.
Policia e Kurbinit me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ngriti postoblloqe në akset kryesore Milot-Lezhë, Milot-Kurbin-Tiranë, por pa rënë në gjurmët e tre të rinjve.
Njëri nga autorët në kërkim nga policia prej 2013
Sipas të dhënave, njëri nga autorët e ngjarjes Markel Bushi, është person me precedent penal dhe i njohur për drejtësinë shqiptare.
Ai ishte në kërkim prej vitesh, por ngjarja tregoi se ka lëvizur i lirë dhe i pashqetësuar dhe pranë Komisariatit të Policisë, ku ndodhet lokali ku nisi sherri që përfundoi me vrasje.
Në vitin 2012, Bushi së bashku me shokun e tij, Daniel Shyti vodhën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë.
Pas ngjarjes ata u arrestuan. Gjykata e dënoi Danjel Shytin me 6 vite burgim në vitin 2013.
Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg.
Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët deri mbrëmjen e së dielës kur në bashkëpunim vrau dy kushërinjtë Jushi.
Mikel Jushi nga ana tjetër ka pasur edhe në një karrierë si futbollisht profesionist por mbante emrin Kelvin Jushi.
Ndërkohë kushëriri i tij Vinçens (Pali) Bushi ka qenë i arrestuar dhe dënuar në 2017 për armëmbajtje pa leje, ndërsa është liruar nga drejtësia me shërbim prove.
Fillimisht ai u dënua me 6 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul masa në 1/3 dhe 2 vitet që i mbetën iu lanë në shërbim prove.
Bashkia Kurbin dërgoi në gjykatë një letër me arsyetimin se Pali ka sjellje të mirë në komunitet.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!