Kreu i shtetit Ilir Meta kërkon informacion më të plotë mbi negociatat që po zhvillohen me fqinjin tonë jugor, për vendosjen e kufirit detar. Ky ka qenë edhe qëndrimi, që vet Ilir Meta ia tha në sy kryeministrit Rama, në takimin 30 minutësh, që zhvilloi një ditë më parë.
Ilir Meta: Institucioni i Presidentit pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton rëndësia e kësaj çështje.
Megjithatë, presidenti thotë, se është e domosdoshme zgjidhja e këtij ngërci me fqinjin tonë jugor.
Ilir Meta: Kjo është shumë e rëndësishme për të dyja vendet, jo vetëm si tejkalim i një problemi të mbartur, por edhe si çelje e mundësisë dhe e perspektivës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e këtyrë të mirave detare.
Ilir Meta foli edhe për çështjen e ngritjes së kampeve të refugjatëve siriane në Tiranë.
Ilir Meta: Çdo vendim duhet të merret në dialog të qeverisë më Parlamentin dhe me gjithë institucionet e tjera.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!