Policia e Tiranës thotë se ka shkatërruar një grup kriminal që ushtronin aktivitetin e përpunimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zyrat e një portali lajmesh të vendosura në zonën e ish-Bllokut. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Ergis Noka, që punonte si gazetar në këtë portal dhe tre shokë të tij.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ dhe gjatë kontrollit fizik të të dyshuarve u gjetën dhe u sekuestruan 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi. Janë gjetur gjithashtu pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.
Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera dhe zyrat e portalit i përdornin si pikë për shpërndarjen e tyre, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.
Ergis Noka është djali i Naim Nokës, pronarit të portalit në fjalë, ndërsa tre të rinjtë e tjerë të arrestuar në këtë aksion dyshohet se të maskuar si gazetarë shërbenin edhe për shitjen, shpërndarjen dhe gjetjen e klientëve të rinj të drogës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Droga#Portali
Ещё видео!