LAZARAT - Edhe pse në Lazarat, prej disa ditësh forcat e Policisë janë kudo në rrugët e fshatit duke gjetur dhe asgjësuar sasi të konsiderueshme hashashi, familjet myslimane të zonës vazhdojnë të ndjekin ritet e tyre fetare, pikërisht në këtë muaj, i cili përkon dhe me muajin e Ramazanit.
Në fshatin e drogës, përgjatë operacionit antikanabis, rreth 44 familje, të cilat i përkasin fesë islame vazhdojnë mënyrën e jetesës së tyre sipas traditës muslimane. Pak ditë më parë u çel zyrtarisht dhe muaji i shenjtë i Ramazanit për këtë të gjithë besimtarët në mbarë botën, të cilët agjërojnë çdo ditë për gjatë muajit të shenjtë. Përtej mënyrës së drejtë të agjërimit, 44 familjet , të cilat gjatë operacionit policor në Lazarat ishin të vetmet që nuk rezultuan të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, tashmë i duhet që në këtë muaj të shenjtë për ta, namazin ta falin rreth tymit të vatrave të zjarrit ku policia asgjëson tonelatat e lëndës narkotike.
Një mënyrë origjinale e filmuar dhe publikuar nga "AudioNur" kanal i rrjetit "Youtube", tregon qartë se si besimtarët muslimanë të fshatit të drogës falin "akshamin" të rrethuar nga tymi i hashashi që digjet rreth xhamisë së Lazaratit. Në praninë e forcave të Policisë, besimtarët nuk ngurojnë të falen sipas riteve të tyre duke lënë të nënkuptohet se për ta jeta vazhdon... ne fshatin që tashmë ka ndryshuar edhe ngjyrën, pasi uniformat blu mbizotërojnë në territorin ku më parë njihej si "zona jeshile"
Ещё видео!