[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji ka nisur vizitën e tij dy-ditore ne Shkup, duke u takuar fillimisht me përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare ne Maqedoni. Pas takimit me zyrtarin amerikan, kreu BDI-se, Ali ahmeti, deklaroi se ne një situate te tille, Maqedonisë i duhet me shume se kurrë stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve. Sipas Ahmetit, edhe zyrtari i larte amerikan ndau qëndrimin se zgjedhja e kreut te ri te parlamenti duhet te pasohet me zgjedhjen e qeverise dhe nuk duhet te ketë kthim pas ne proceset demokratike.
Ne vazhdim te vizitës se tij, zyrtari amerikan do te takohet te hënën me kreun e sapozgjedhur te kuvendit Talat Xhaferri, dy krerët e partive maqedonasve, Nikolla Gruevski e Zoran Zaev, si edhe me presidentin Ivanov.
Ndërkohe mediat ne Shkup raportojnë se pas lëshimit te 15 urdherarresteve nga Prokuroria, policia ka arritur te arrestojnë gjysmën e personave te kërkuar per dhunën dhe trazirat e se enjtes ne ambientet e Kuvendit. Mes te arrestuarve rezulton te jete edhe nje funksion i larte i drejtorisë per siguri ne Ministrinë e Brendshme. Ne anën tjetër, mediat ne Shkup, duke analizuar pamjet filmike te trazirave kane dale ne përfundim se sulmi i ekstremisteve është dirigjuar hap pas hapi nga deputetet e VMRO-se, ndërsa shënjestra kryesore ishin ligjvënësit e LSDM-se, si edhe Zijadin SELA, por jo deputetet e BDI-se.
Ещё видео!