[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, Kristo Frashëri. Historiani i shumë veprave te rëndësishme, vëllimeve monografike, qindra artikujve studimore e referatesh historike në më shumë se 70 vjet punë, është shuar mbrëmjen e 31 janarit. I vlerësuar për punën e tij studimore, akademiku Kristo Frashëri mban titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”. Së fundi, më 18 janar, Bashkia e Tiranës i ka akorduar një tjetër titull, atë të “Qytetarit të Nderit”. Të vërtetat në ngjarjet historike, procese politike apo edhe personalitete kanë qenë kryefjala e punës së Kristo Frashërit deri në botimin e tij të fundit “Historia e Çamërisë” vetëm pak kohë më parë. Akademia e Shkencave do ta nderojë figurën e tij më datën 3 shkurt, kur edhe pritet të bëhen homazhet. Vetë ky institucion ka botuar më herët historinë e jetës së tij, nën titullin, “Kristo Frashëri, jeta e një historiani”.
Ещё видео!