Arrestimi i Fredi Belerit dhe refuzimi i kërkesës së tij për t'u liruar në mënyrë që ai të mund të ushtrojë detyrën e tij si kryetar bashkie në qytetin e Himarës, ishte ndër çështjet e ngritura nga ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis, në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, mbrëmjene të premtes në Tiranë.
Gerapetritis përsëriti retorikën e vazhdueshme greke se Shqipëria po devijon nga parimet e shtetuit të së drejtës duke refuzuar lirimin e Belerit.
“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës europiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, tha Gerapetritis për median greke, pas përfundimit të takimit me Ramën.
Fredi Beleri u arrestua pak para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë fvota për kandidaturën e tij për bashkinë e Himarës, teksa vijon të mbetet në burg, në pritje të përfundimit të gjykimit.
Ministri i Jashtëm grek ishte në kryeqytetin shqiptar për një takim të Procesit të Berlinit, një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor dhe nëntë vendeve të BE-së.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri i Jashtëm u takua me përfaqësues të komunitetit grek si dhe me kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastasios Janullatos.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Beleri#Rama
Ещё видео!