Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë marrë vëmendjen e shtypit gjerman, duke iu referuar sidomos mundësisë së rikthimit të albin kurtit ne pushtet. Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung", FAZ nën titullin "Zgjedhje të reja në Kosovë", shkruan, se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
"Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh", thote ajo. "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit" thekson, se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja. "Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij 'Vetëvendosje'." Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan. "Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje.
Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata. Por gjërat ndryshojnë: Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar. Ky ndryshim vihet re në stilin politik. Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do duhet të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë."
"Neue Zürcher Zeitung" shkruan se "Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike, ndonëse I ka kërkesat të qarta për Beogradin
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#Kosovo#TopChannel
Ещё видео!