#sezer #termet
Sezer Arslan, parukieri turk që ka aktivitetin e tij në Tiranë është sonte i ftuar në “Opinion” në Tv Klan për të folur mbi përjetimin e tij për tërmetin në Turqi. Familja e Sezer ndodhet në Dijarbakër, një prej qyteteve të prekura rëndë nga lëkundjet e forta. Sezer shpjegon se familja e xhaxhait të tij, e cila jetonte në katin e 8 të një pallati, ka mbetur nën rrënoja dhe nuk ka asnjë komunikim me ta.
Sezer Arslan: Familja ime nga ana e babait tim, xhaxhai im, 5 veta, kanë ngelur akoma nën rrënoja.
Blendi Fevziu: Janë nën gërmadha? Familja e xhaxhait?
Sezer Arslan: Po.
Blendi Fevziu: Gjithë familja e xhaxhait? Ku banonte familja e xhaxhait?
Sezer Arslan: Po. Në Dijarbakër.
Blendi Fevziu: Në banesë, pallat, shtëpi?
Sezer Arslan: Në katin e tetë. U prish pallati, në mëngjes në orën 04:50 e deri tani akoma nuk kanë dalë.
Blendi Fevziu: Keni komunikim nga brenda apo ata nuk kanë as…?
Sezer Arslan: Komunikim me babin tim, komunikim me çunin e xhaxhait tim, maksimumi që mund të flas, nuk kanë bërë asgjë, po mundohen sepse jo vetëm ai pallat por gjithandej ka viktima.
Blendi Fevziu: Pra forcat e shpëtimit janë të shpërndara në gjithë qytetin.
Sezer Arslan: Deri tani, asgjë.
Blendi Fevziu: Pothuajse kanë kaluar 18 orë, diçka më shumë dhe ata janë akoma nën rrënoja për momentin. Komunikim nga brenda me ta nuk ka, nuk ka asnjë mundësi të flitet, nëse kanë ndonjë celular me vete, ndonjë gjë?
Sezer Arslan: Jo. disa më thanë që nuk përgjigjen, disa thanë që është mbyllur telefoni, nuk përgjigjen. Deri tani asgjë.
Blendi Fevziu: Kur ishte komunikimi i fundit?
Sezer Arslan: Komunikimi i fundit ishte në orën 6 pasdite.
Sezer thotë se familjarët e tij janë të mërzitur e të depresionuar, por ndërkohë ka edhe një tjetër shqetësim.
Sezer Arslan: Familja e nuses e miqtë e mi, mbi 12 ose 13 vetë jetonin të gjithë në një pallat. Edhe ato kanë ngelur, vetëm 4 prej tyre kanë nxjerrë deri më tani, të tjerët akoma.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!