Pritësi i 137 kilogramëve kokainë në 2019, Gentian Malindi, do të mbyllet në qeli për 8 vite e 8 muaj. Ai u dënuam me 13 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Malinid dënimin do ta shlyejë në një burg të sigurisë së lartë.
Procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë, pas një viti që ishte i pezulluar. Gentian Malindi qëndoi në arrati për 3 vite dhe është vënë në pranga në 27 Tetor të 2022. Gjatë arretimit ai lëvizte me dokumenta të falsifikuar dhe përdorte identitet si shtetas kosovar. Malindi nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë për porositjen e drogës.
Droga për të cilën u cilësua fajtor Gentian Malindi si pritës i saj, u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz. Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, duke përfunduar në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Ky i fundit punonte si oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Myslimhaka, pastrues në anijen e peshkimit “Eniway”. Përfshirja e Malindit, u zbulua nga përgjimet, por edhe nga dëshmia e të dënuarit Ardian Bega.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!