Gjermania bllokoi Nord Stream 2 pas sulmit rus mbi Ukrainw, por tani vendi e gjen veten pwrpara njw krize e cila forcon bindjen për nevojën e energjive të ripërtërishme. Stacioni më i madh i gazit në Evropën Perëndimore ndodhet në Saksoninë e Poshtme, 2000 metra nën tokë. Është sa 910 fusha futbolli dhe mund të depozitojë gaz sa për te mbajtur për një vit të tërë dy milionë shtëpi.
Por niveli i gazit në të nuk zë as tre përqind të vëllimit. Këtë nivel kanë të gjitha depozitat e gazit të kompanisë Astoria, së cilës i përket edhe depozita në fjalë, thotw DW. Astoria është një kompani bijë e korporatës energjetike ruse Gazprom dhe ka në dorë më shumë se një të tretën e depozitave të gazit në Gjermani. Sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck, depot lihen të zbrazëta në mënyrë sistematike për dy arsye: Për ta mbajtur çmimin e gazit në nivel të lartë dhe për të ushtruar presion:
Gazi si armë politike.Rreth 55 për qind e importeve gjermane të gazit vijnë nga Rusia, veç kësaj edhe 50 për qind e qymyrit të fortë dhe më shumë se 30 për qind e naftës. Ndërsa për naftën është caktuar me ligj një rezervë strategjike prej 90 ditësh, për gazin dhe qymyrin nuk ka një gjë të tillë. Një gabim, siç e dimë tani dhe e ka pranuar edhe ministri aktual, Robert Habeck.
Ministria Federale e Ekonomisë dëshiron ta ndryshojë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Por nëse Moska urdhëron që furnizimet me energji të kufizohen apo edhe të bllokohen, kjo mund të çojë në mungesa të rënda deri në vjeshtë, e madje edhe në dimrin e ardhshëm.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Germany#NordStream2#TopChannelNews
Ещё видео!