[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Qarku i Dibrës me 6 mandate deputetesh përmbledh bashkitë e Peshkopisë, Burrelit, Bulqizës, Klosit si dhe 31 komuna. Ky qark ka 132 mijë banorë, nga të cilët, vetëm 34 mijë jetojnë në bashki, pjesa tjetër prej 98 mijë banorësh jeton në komuna.
Të dhënat e zgjedhjeve parlamentare tregojne se tendenca dominuese e zgjedhjeve në Dibër ka qenë dhe mbetet vota pro demokratëve. Ne betejen zgjedhore koalicioni i djathte mori 4 mandate, i majti 2 mandate por ra ne sy votat qe moren LSI me Monika Kryemadhin dhe poli I lirise, respektivisht rreth 4 mije dhe 2.800 vota te cilat jane marre kryesisht nga LZHK E PDK te cilat sot jane ne koalicion me PD.
Ne vitin 2009 Aleanca e Ndryshimit e udhehequr nga Sali berisha arriti te mbledhe me shume se 40 mije vota dhe coi ne parlament Jemin Gjanen, Sherefedin Shehun, Bedri Hoxhen dhe Selami Xhepen.
Bashkimi per ndryshim mori ne 28 qershorin e 2009 22 mije vota te cilat bene deputete te kuvendit te shqiperise sadri abazin dhe qemal mixhozin.
Bashkite kryesore te ketij qarku jane fituar tradicionalisht nga demokratet sic eshte rasti i peshkopise dhe bulqizes por nuk kane munguar edhe surprizat kur ne vitin 2011 pd humbi bashkine e burrelit e cila u fitua nga socialistja adelina farrici.
ne keto zgjedhje partia demokratike ka ndryshuar 50% te listes se kandidateve per deputet ; sherefedin shehu e bedri hoxha rikandidojne nderkohe qe emrat e rinj jane ish-kryetari i bashkise bulqize roland keta dhe kreu i legalisteve ekrem spahia.
Edhe socialistet kane cuar dy emra te rinje ne vendet e sigurta ne liste, ish-guvernatorin shkelqim cani dhe kreun local te ps ulsi manja.
Nje ish-deputet demokrat Sali shehu garon ne kete qark nen siglen e frd por i duhen me shume se 10 mije vota per tu bere deputet.
Dibra shihet si nje nga qarqet me mundesi minimale per ndryshim rezultati pasi socialistet kane nevoje per me shume se 5 600 vota per te marre nje mandate me shume nderkohe qe e djathta ka nevoje per me shume se 23 mije per te kthyer rezultatin 5 me 1
Ещё видео!