Shpenzimet ushtarake globale u rritën me 7%, duke shkuar në 2.43 trilion dollarë në 2023, rritja vjetore më e madhe që nga viti 2009 pasi paqja dhe siguria ndërkombëtare u përkeqësuan, tha të hënën një institut prestigjioz studimesh.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkimeve për Paqen, SIPRI, Kina dhe Rusia ishin shpenzuesit më të mëdhenj në 2023.
Nan Tian, studiues i lartë në Programin e Shpenzimeve Ushtarake dhe Prodhimit të Armëve të SIPRI-t, tha: "Shtetet po i japin përparësi forcës ushtarake, por ata rrezikojnë një spirale veprim-reagim në peizazhin gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik dhe atë të sigurisë". SIPRI tha se Rusia rriti shpenzimet me 24% në rreth 109 miliardë dollarë. Ukraina rriti shpenzimet me 51% në 65 miliardë dollarë dhe mori të paktën 35 miliardë dollarë ndihmë ushtarake nga vendet e tjera.
“Të kombinuara, kjo ndihmë dhe shpenzimet ushtarake të Ukrainës ishin ekuivalente me rreth 91% të shpenzimeve ruse”, tha instituti. Ndërkohë, sipas të dhënave, shpenzimet e vendeve anëtare të NATO-s arritën në 55% të shpenzimeve botërore. "Për vendet evropiane të NATO-s, dy vitet e fundit të luftës në Ukrainë kanë ndryshuar rrënjësisht perspektivën e sigurisë," tha studiuesi i SIPRI-t, Lorenzo Scarazzato. "Ky ndryshim në perceptimet e kërcënimit reflektohet në rritjen e buxhetit për shpenzime ushtarake, me objektivin e NATO-s prej 2% që shihet gjithnjë e më shumë si një bazë dhe jo si një prag për t'u arritur", thotë ai.
Shtetet anëtare të NATO-s pritet të lënë mënjanë të paktën 2% të prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet e mbrojtjes. SIPRI tha se shumica e anëtarëve evropianë të NATO-s i kanë rritur këto shpenzime. SHBA i rriti shpenzimet për mbrojtjen me 2%, për të shkuar në 916 miliardë dollarë, shumë kjo që përfaqëson rreth dy të tretat e totalit të shpenzimeve ushtarake të NATO-s.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Militarizimi#Bota
Ещё видео!