Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Pas inceneratorëve, Sali Berisha dhe Ilir Meta akuzojnë Edi Ramën për një tjetër aferë, sipas tyre korruptive: atë të ndërtimit të portit të Durrësit. Opozita pretendon se pas këtij koncesioni janë kompani të regjistruara në parajsat fiskale. Sipas kryedemokratit Sali Berisha pas këtij skandali qëndron kryeministri Edi Rama që në shkelje të ligjit i ka dhënë pa garë një kompanie të panjohur 1.5 milionë metër katror truall, pronë publike. Kryetari i Partisë së Lirisë pasi i kërkon kreut të qeverisë të bëjë publike marrëveshjen, ngre pyetjen, pas ndërtimit, porti turistik i Durrësit pronësi e kujt do të jetë, e kompanisë apo e shtetit?Berisha dhe Meta thonë se kompania do të fitojë nga ndërtimi disa herë më shumë nga shteti shqiptar.Një tjetër shqetësim i ngritur nga opozita është ndërtimi i portit të ri të mallrave pasi ky i fundit do të shkatërrohet me realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina". Me akuzën se me dhënien me koncesion të portit turistik të Durrësit është shkelur marrëveshja e Asocim Stabilizimit, Bashkimit Evropian dhe NATOS i kërkojnë të mbajnë një qëndrim ndaj atij që e cilësojnë si superskandalin, që për nga korrupsioni është edhe më i lartë se ai i inceneratorëve, prej 430 milionë eurosh.
Ещё видео!