Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Plazhi i Portonovës është pak i njohur dhe i frekuentuar por mori vëmendjen e opinionit publik pas strategjisë së mbytjes së tre të rinjve. Familjarët e dy vajzave që humbën jetën në det thonë se ato mund të ishin shpëtuar nëse plazhi do të kishte pasur roje bregdetare. Mirëpo në bashkinë e Vlorës, thonë se Portonova nuk është në listën e plazheve të miratuara nga Ministria e Turizmit. Gjithsesi, pas tragjedisë, zona po patrullohet nga policia.
“Portonova” është një zonë me gjire të vegjël argjilorë, 500 m vijë ajrore larg grykderdhjes së Vjosës dhe rreth 45 min larg qytetit të Vlorës. Për të shkuar në Portonovë duhet të lësh pas manastirin e Zvërnecit, ndërsa zona njihet pak nga të huajt por ka mjaft që preferojnë ta zbulojnë pasi konsiderohet “wild view”.
Pavarësisht se pak e njohur dhe frekuentuar duket se gjithë opinioni publik ktheu sytë nga Portonova, pasi plazhi u bë vendngjarja e tragjedisë së të shtunës së 15 korrikut, ku u mbytën në det tre të rinj, Manuela Maraj 27 vjeç dhe Xhoana Cani 25 vjeç si dhe Beniamin Feratit 24 vjeç nga Tetova e Maqedonisë.
Për familjarët e viktimave, tragjedia nuk do të kishte ndodhur nëse plazhi do të monitorohej nga rojet bregdetare dhe policia.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!