Historia që u trajtua ditën e sotme e ka zanafillën shumë vite më parë. Gjet Gjoka një 53 vjeçar i cili sot gjendet rrugëve dhe pa një çati mbi kokë, ka kërkuar që të rrëfejë historinë e dy prindërve të tij që edhe pse u divorcuan në vitet 90, problematikat nuk u ndanë kurrë. Ai rrëfen se nëna e tij në vitin 1989 rastësisht në rrugë kur po kthehej në banesë, merr nga një grua tjetër një fëmijë rreth 11 muajsh të cilin e sjell në shtëpi pa dijenin e familjes. Babai atë moment tregon Gjeti, u shokua duke i kërkuar nënës që ti shpjegonte se çfarë ishte kjo që bëri, por ajo u përgjigj se e mori që ta rriste dhe ta kishte si vajzën e saj. Atë moment familja u trondit dhe babai kërkoi divorcin. Por problematika ekziston edhe sot që babai ndërroi jetë, Gjeta tregon se ai sot ka mbetur në rrugë dhe se nëna e ka braktisur qysh fëmijë dhe me manipulime i mori shtëpinë e babait dhe ia dhuroi vajzës që mori në rrugë. Për më shumë ndiqni rrëfimin e tij…
Ещё видео!