Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të kërkonte një "pauzë humanitare" dhe do të ofronte ndihma në Gaza. 12 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, mes të cilëve edhe Shqipëria, votuan pro rezolutës, ndërkohë që Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kundër saj.
Para votimit, dy amendamentet e propozuara nga Rusia, që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të plotë, si dhe për të ndaluar sulmet kundër civilëve u refuzuan nga Këshilli i Sigurimit .
Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se “koha e metaforave diplomatike ka kaluar prej kohësh”. Kushdo që nuk e mbështeti projekt-rezolutën e Rusisë për këtë çështje mban përgjegjësi për atë që ndodh, tha ai duke shtuar se drafti aktual "nuk bën thirrje të qartë për një armëpushim dhe nuk do të ndihmojë në ndalimin e gjakderdhjes".
Ambasadorja e SHBA-ve Linda Thomas-Greenfield shpjegoi veton e vendit të saj në dhomën e Këshillit duke thënë se “kjo rezolutë nuk përmend të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”.
"Izraeli ka të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes siç pasqyrohet në nenin 51 të Kartës së OKB-së ," shtoi ajo, duke vënë në dukje se e drejta u riafirmua nga Këshilli në rezolutat e mëparshme për sulmet terroriste, dhe kjo rezolutë duhet të kishte bërë të njëjtën gjë. Diplomatja u shpreh se megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk mund ta mbështesin rezolutën, ajo do të vazhdojë të punojë ngushtë me të gjithë anëtarët e Këshillit për të zgjidhur konfliktin.
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar tha se vendi i saj abstenoi pasi teksti i rezolutës duhej të ishte më i qartë për të drejtën e natyrshme të Izraelit për vetëmbrojtje, dhe për shkak se ajo injoroi faktin se grupi ekstremist Hamas, i cili kontrollon Gazën, po përdor civilët palestinezë si mburoja njerëzore.
Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi i saj votoi pro rezolutës, jo sepse është një tekst i përsosur, por sepse përcakton qartë parimet bazë që duhen mbajtur.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Uashington#Izraeli
Ещё видео!