Ndryshe nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët e gjimnazeve të Tiranës dolën më të qetë dhe të sigurtë nga testi i Matematikës. Shkalla e vështirësisë sipas tyre ishte mesatare dhe koha prej 2 orë e 30 minutash ishte e mjaftueshme.
"Ishte nivel mesatar, krejt ndryshe nga Letërsia".
"Mjaftoi koha, i mbylla për 90 minuta".
“I lehtë ishte. E patëm sërish Turin në provim, por këtë herë ishte në rregull"
Maturantët ndodheshin në provim teksa kjo tezë qarkulloi nëpër rrjetet sociale. Ata që pyesim thonë se administrimi në klasat e tyre ishte i rregullt.
"Jo, ne as nuk kemi komunikuar me njëri-tjetrin".
"Nuk na u lejuar të kopjonim e të flisnim"
Pas provimit, një grup i vogël maturantësh iu drejtuan Ministrisë së Arsimit duke vijuar protestën ndaj testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Kërkesa e tyre mbetet për të hequr nga skema e vlerësimit 6 pyetjet që ishin jashtë programit orientues.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!