Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Riom të Francës dhe të dyshuar janë katër bashkëatdhetarë shqiptarë, që kanë hyrë ilegalisht në Francë.
Sipas mediave franceze, raportohet se janë përplasur dy automjete dhe njëri nga drejtuesit është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar.
“Është pak e ndërlikuar nëse është një zhdukje shqetësuese ose rrëmbim. Nuk dimë shumë. Dëshmitarët janë shprehur se në fillim u dëgjua një zhurmë e madhe. Dy automjete ishin përplasur. Dëshmitarët kanë parë personat që ndodheshin në automjetin pas, të dilnin dhe të merrnin drejtuesin e mjetit përpara. Më pas u larguan ”, thotë prokuroria.
“Ishte dëmtuar dhe dyert u hapën. Pronari i mjetit nuk korrespondon me personin e zhdukur, është dikush që nuk ka të njëjtën moshë. Prandaj hetuesit besojnë se ka qenë djali që është rrëmbyer. Në çfarë konteksti, ne nuk e dimë. Kjo mund të ndodhë në sfondin e trafikut të drogës por nuk ka shumë informacion në këtë fazë ”, thotë ndër të tjera prokurori I kësaj çështjeje.
Katër të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Franca#TopChannel
Ещё видео!