Forca ajrore ukrainase rrëzoi 16 dronë shahed, prodhim iranian, që rusia i nisi me misione bombardimi gjatë natës – tha komanda e forcave ajrore të ushtrisë ukrainase. Sulmi erdhi një ditë pasi Rusia ndërmorri një nga sulmet më të mëdha me raketa kundër Ukrainës, që kur lufta nisi.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se të gjithë dronët, për të cilët tha se ishin dërguar nga juglindja dhe veriu. Për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, rusia ishte përpjekur të shfrytëzonte shtratin e lumit Dnipro. Por, të 16 dronët kamikazë u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore në lindje dhe në qendër të ukrainës si edhe nga njësitë e mbrojtjes ajrore të tjera të forcave të armatosura të ukrainës – u tha në një deklaratë të ushtrisë ukrainase. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha në kanalin e tij Telegram se shtatë dronë ishin drejtuar në kryeqytet dhe se pesë u shkatërruan brenda qytetit dhe dy para se të arrinin në Kiev. Një ndërtesë administrative në qytet u shkatërrua pjesërisht, sipas Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, i cili gjithashtu tha se nuk kishte informacion për ndonjë viktimë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraina#Bombardime
Ещё видео!